27,07,2024

Rama ftohet që ta vizitojë Moskën

Must Read
Edi Rama

Sipas ambasadorit nuk ka vullnet nga pala shqiptare për një dinamikë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Si pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve, ambasadori përmendi çështjen e sanksioneve dhe deklaratat e disa përfaqësuesve të udhëheqjes shqiptare për të ashtuquajturin “kërcënim rus”.

“Për sa i përket një vizite të mundshme të Kryeministrit shqiptar në Rusi, mund t’ju siguroj që jemi gjithmonë të hapur për iniciativa të tilla dhe do ta prisnim me gëzim udhëheqësin shqiptar, veçanërisht nëse kjo vizitë do të shoqërohej me një axhendë substantive. Për më tepër, në Moskë janë të gatshëm të presin jo vetëm Kryeministrin, por edhe delegatë të tjerë zyrtarë, si në rang ministrash, ashtu edhe në nivel ekspertësh. Ambasada rregullisht i dërgon palës shqiptare ftesa të shumta zyrtare për aktivitete të ndryshme ndërkombëtare dhe forume, të cilat zhvillohen në Rusi. Mendoj se do të habiteni, nëse ju them që pjesa më e madhe e këtyre ftesave thjesht mbeten pa asnjë lloj përgjigjeje”.

Megjithatë, ambasadori Karpushin shtoi se, Moska është gati të presë kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare, ndërsa theksoi ftesat e vazhdueshme që refuzohet nga pala shqiptare, për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img