13,05,2024

Rama: FSK-në s’mund ta udhëheqin njerëz që vinë nga rruga

Must Read

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka deklaruar se nuk ka informacione nëse minoriteti serb po e kërkon postin e zëvendëskomandantin e FSK-së. Sipas tij nuk mund të vijnë njerëz nga rruga dhe të udhëheqin me FSK-në.

“Kjo çështje kërkohet me ligj dhe janë disa rregullore që duhet t’u përmbahemi. Vetëm tash kemi serbët e parë të cilët përfundojnë shkollimin dhe gradohen, prandaj nuk mund të vijnë njerëz nga rruga dhe të udhëheqin në FSK”, deklaroi ai, në një intervistë për transmetuesin publik.

Rama thotë se në FSK-ja ka edhe pjesëtarë të minoriteteve të tjera, përfshirë këtu edhe serbë. Ndërsa, transformimin e FSK-së në Ushtri e ka quajtur çështje politike e jo për interesa të caktuara të ndonjë minoriteti.

Rama tha se misioni i ri do të jetë mbrojtja e territorit, mbrojtja civile, pjesëmarrja e FSK-së në NATO etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img