25,11,2024

Rama-Basha, vështirësitë e orëve të fundit përpara takimit

Must Read

Vështirë i imagjinueshëm deri pak ditë më parë, tashmë takimi në “tokë asnjanjëse” mes Ramës dhe Bashës po shndërrohet në realitet.

Kishte qenë Edi Rama, i cili i ishte drejtuar me një letër Lulzim Bashës, pikërisht për ta ftuar në një takim. Komunikimi me letra Kryeministri-PD kishte funksionuar, por pasiguritë për të mbërritur deri te takimi kishin mbetur. Për më tepër, pasiguritë se takimi do të jepte rezultat.

Pikërisht në këto orë të fundit përpara takimit mes kreut të shumicës parlamentare dhe atij të opozitës, duket se pak vend u është lënë lëvizjeve të brendshme politike. Të premten ishte Viktoria Nuland, një zyrtare e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit, e cila mori telefonin për të biseduar me Bashën dhe për t’i kërkuar miratimin me shpejtësi të reformës në drejtësi.

Për këtë, Nuland i kërkoi Bashës ta përdorë takimin e fillimjavës me Ramën për “miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi”. Pas kësaj, hapësirat për Bashën u zvogëluan dhe një ndërhyrje e përfaqësueses së Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Federika Mogerini, ishte më tepër për të plotësuar kuadrin e një reforme me vulën SHBA-BE.

Ndonëse shumë detaje ende mungojnë, pritet që të hënën pasdite, Rama dhe Basha të shtrëngojnë duart dhe të plotësojnë kuadrin e takimeve mes liderëve politikë në arkivat e fotoreporterëve. Për rezultatin duhet pritur fundi i një takimi jo të lehtë, të paktën për t’u organizuar.

“Top Channel” raportoi të dielën në mesditë, referuar burimeve nga Kryeministria, se janë ende në pritje të koordinimit me kabinetin e kryetarit Basha sa i përket detajeve të fundit përpara takimit. Këto detaje, shtojnë të njëjtat burime, përfshijnë edhe formatin e takimit, numrin e personave që do të shoqërojnë Ramën dhe Bashën dhe nivelin e përfaqësimit të tyre. Ndërkohë, nga Partia Demokratike nuk ka asnjë koment, ashtu si ditën e parë kur u fol për takimin e pritshëm Rama-Basha.

Një ndër vendet e propozuar për takimin mbetet Pallati i Kongreseve, ndërsa në një raportim të tijin “Zëri i Amerikës” përfshiu edhe Pallatin e Brigadave si vend të mundshëm.

The post Rama-Basha, vështirësitë e orëve të fundit përpara takimit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img