Mino Raiola planifikon udhëtimin në Barcelonë për të negociuar shitjen e klientit të tij, mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti te skuadra katalane.
Mediat italiane raportojnë se Verratti është sërish objektiv i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Paris Saint-Germain është i detyruar të shesë futbollistë për të respektuar rregullat e Fair Playt Financiar, përcjell “lajmi.net”.
Së bashku me Verrattin, objektiv i Barcelonës është përmendur edhe Adrien Rabiot. /Lajmi.net/
Must Read