20,04,2024

Radar në tunelin e Kalimashit, pezullohen 48 patenta shoferi

Must Read
37439tunelikalimashit

Për këtë arsye, por edhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit ka vendosur radar në këtë tunel.

Bëhet e ditur se në vijim të planit operacional “Tispol”, Task Forca e Policisë Rrugore gjatë 48 orëve të fundit po operon në territorin e Policisë Vendore Kukës.

Policia ka njoftuar se si rezultat i këtij operacioni, gjatë 48 orëve të fundit në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ku po operohet në Kukës, Has, Tropojë dhe në Tunelin e Kalimashit janë arritur këto rezultate:

Janë proceduar penalisht 6 shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, konkretisht: 38 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunelin e Kalimashit konstatuar me Radar.

5 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, konstatuar me Drager.

5 leje drejtimi të tërhequra për dhënie mjeti për drejtim personave qe janë të pa paisur me leje drejtimi.

54 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë plotësuese dhe u dërgua për gjykim në Oash-Kukës.

U vendosën 46 masa administrative për shkelje të ndryshme si mospërdorim të sistemeve të fiksimit (kryesisht rripi i sigurimit) dhe përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

U bllokuan 12 mjete për mungesë dokumentacioni.

Gjithashtu në Kukës, Has e Tropojë po bëhet pilotimi i kamerave të trupit të punonjësit të Policisë. /Shekulli

The post Radar në tunelin e Kalimashit, pezullohen 48 patenta shoferi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img