Në Ferizaj” zhvillohen ndeshjet e “Final4” në Kupën e Kosovës për të dyja konkurrencat.
Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale.
Prej orës 14:00 takohen Istogu e Shqiponja, në gjysmëfinalen e parë të hendbollisteve.
Gjysmëfinalja tjetër në konkurrencë të femrave, mes Samadrexhës e Ferizajt, zhvillohet nga ora 18:00.
Ndërkohë gjysmëfinalja e parë e hendbollistëve, mes Besa Famgas e Prishtinës, zhvillohet nga ora 16:00.
Vëmendja më e madhe pritet të jetë për gjysmëfinalen e dytë të hendbollistëve, mes Rahovecit dhe Kastriotit.
Kjo ndeshje fillon në ora 20:00.
Finalet zhvillohen të dielën. Nga ora 17:15 është finalja e hendbollisteve, ndërsa prej orës 20:15 ajo e hendbollistëve.


