14,05,2024

Qytetarët ferizajas me një varg kërkesash në adresë të komunës

Must Read

Ferizaj.02.08.2017.Të mërkurën në Ferizaj, kanë filluar takimet konsultative me qytetarë. Takimi i parë u zhvillua në shkollën “Ahmet Hoxha”, ndërsa takimi i dytë në shkollën “Astrit Bytuqi” në Ferizaj.

Në këto takime konsultative për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2018-2020, mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, drejtoresha e financave Lirije Syla si dhe drejtori i infrastrukturës Gafurr Ilazi.

Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se këto takime konsultative mbahen me qëllim të vetëm që të respektohet edhe vendimmarrja e qytetarëve ferizajas rreth hartimit të buxhetit.

“Ne do të punojmë bashkë për të hulumtuar, evidentuar në mënyrë që të gjejmë edhe propozimet dhe prioritetet e juaja në lokalitetin në të cilin jetoni ju, dhe që në bazë të atyre propozimeve ato do të vendosen edhe në në Kornizën Afatmesme Buxhetore dokument ky që tashmë është në diskutim publik dhe të realizohen politika konform vendimmarrjes së përbashkët me qytetarë. Qëllimi ynë është që të kemi vendimmarrje të përbashkët në mënyrë që diskutimet publike prodhojnë kushtimesh edhe një bashkëpunim të frytshëm në mes pushtetit dhe qytetarëve”, është shprehur kryetari Svarqa, duke sqaruar se Korniza Afatmesme Buxhetore ka për qëllim kufijtë e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme brenda të cilës do të bëhet edhe shpërndarja buxhetore në mënyrë proporcionale konform edhe numrit të banorëve.

Ndërsa drejtoresha e financave Lirije Syla qytetarët ferizajas i ka njoftuar në mënyrë të detajuar lidhur me buxhetin e komunës sonë për vitet në vazhdim. Ajo tha se buxheti i komunës sonë për vitin 2018 është 28 milion e 750 mijë euro, mjete këto që shpërndahen në të gjitha kategoritë dhe grantete e komunës.

E nga ana tjetër edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi, është shprehur se vlera e investimeve kapitale për tre vitet e ardhshme kap shumën prej 31 milion euro, në të cilat projekte parashihen të bëhen rrugë, kanalizime, ujësjellës dhe projekte të tjera si shëndetësore, arsimore, kulturore dhe të tjera.

Nga ana qytetarët e Ferizajt të pranishëm në këto takim konsultativ parashtruan edhe kërkesat e tyre, të cilat më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës dhe investimet që duhet bërë kryesisht në infrastrukturë, rrjet kanalizimi, ujësjellës etj.

Pas dëgjimit të halleve të këtyre qytetarëve kryetari Svarqa dhe drejtori infrastrukturës Gafurr Ilazi , i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve që kanë parashtruar në këto takime konsultative.

Takimet konsultative nesër duke filluar nga ora 18:00 do të mbahet në shkollën “Jeta e re” në fshatin Greme, ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok dhe Rakaj.

Ndërsa në ora 20:00 takimi do të mbahet në Manastirc ku do të marrin pjesë banorët e fshatrave: Balaj, Pleshinë, Nerodime e Ultë dhe e Epërme dhe Dubrava.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img