11,09,2025

Qytetarët e BE-së kanë frikë nga Brexit më shumë se britanezët

Must Read

brexit

Qytetarët evropianë janë më të shqetësuar në lidhje me daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian sesa vetë britanezët.

Kjo është bërë e ditur nga një hulumtim i publikuar të mërkuren, transmeton koalb.com.

Anketa e kryer në pesë vende europiane ka zbuluar se 78% e gjermanëve, më shumë se dy të tretat e spanjollëve dhe gjashtë nga dhjetë francezë kanë kërkuar qëndrimin e Britanisë në BE.

Megjithatë, me 23 qershor britanezët do të votojnë nëse duan të mbesin pjesë e Bashkimit Europian, transmeton koalb.com.

Sipas sondazhit të publikuar të mërkurën, 40% e britanezëve presin që Britania të qëndrojë në BE, ndërsa 26% dëshirojnë të largohen nga Bashkimi Europian.

Qytetarët e vendeve të tjera të BE-së janë shprehur më optimist, ku 47% e gjermanëve, 48% e spanjollëve dhe 44% e polakëve mendojnë që Britania do të shmangë daljen e saj nga BE-ja.

Të pyetur në lidhje me pasojat e largimit nga BE, vetëm një e dhjeta e britanezëve thanë se ekonomia e BE-së do të përmisohet, ndërsa 38% mendojnë se do të përkeqësohet. /Koalb.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img