09,10,2024

Quni e quan të vonuar procesin, thotë se 2017-ta është viti i Ushtrisë

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Anton Quni,në emisionin Argument plus  në rtv21, ka deklaruar se nuk e di saktë kur do të formohet Ushtria e Kosovës, por sipas tij viti 2017 do të jetë Ushtrisë.

Ai po ashtu ka thënë se është optimist që Lisita serbe do ta votojë projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jam më se i sigurtë se ofertën qe e kanë shpreh SHBA që të ndihmojnë këtë proces jam më se i bindur që edhe deputetët serb do t’i binden fakteve dhe argumenteve se Republika e Kosovës duhet ta përmbush edhe një detyrë që t’i ngirtë të gjitha kapacitetet dhe institucionet që garantojnë sigurinë e qytearëve të saj.” ka thënë Quni.

Ai ka shtuar se është fakt që kohëve të fundit ka pasur shumë deklarata e qëndrime ndërhyrje që kanë krijuar tensione në mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij tema e ushtrisë ka dalë në sipërfaqe e po trajtohet me prioritet. Quni ka theksuar se ky proces madje është i vonuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img