29,12,2024

Qumështi, i shëndetshëm apo i rrezikshëm? Ja ç’thonë specialistët..

Must Read

Qumështi, i njohur ndryshe si gjaku i bardhë, është një ndër produktet më të konsumuara. Një gotë qumësht në mëngjes apo në darkë, në formën e një smoothie apo me drithëra e fruta, i vogël e i rritur, këtë produkt e kanë konsideruar si të pazëvenësueshëm.

Por, ditët e sotme konsumimi i qumështit ngre shumë pikëpyetje dhe kjo për shkak të cilësisë që ai ka në tregun tonë. Shpesh gjendemi para një dileme nëse duhet të blejmë qumësht apo nënproduktet e tij, duke menduar në këtë mënyrë të ulim rrezikun ndaj mikrobeve të laktozës.

Qumështin nuk mund ta konsumojnë të gjithë, pasi shumë prej tyre janë intolerantë, por nutricionistja Anila Kalleshi shpjegon se për të marrë kalciumin ose vlerat që përmban qumështi, ju mund ta zëvendësoni atë.

Teknologët, specialistët e qumështit dhe profesorët shprehen gjithmonë të revoltuar për atë se çfarë tregu mban. Qarkullojnë zëra për një qumësht me kimikate për të rritur rezistencën e ruajtjes sa më gjatë.

Teknologu ushqimor Nazif Tivari shprehet i shqetësuar për kontrollet që bëhen për qumështin, gjithashtu edhe për mbylljen çdo ditë e më tepër të stallave të lopëve në vendin tonë, duke ulur në këtë mënyrë edhe prodhimin e qumështit apo nënprodukteve të tij. Gjithashtu ai na tregon edhe sekrete se si të dallojmë një qumësht cilësor nga një jocilësor në kushtet e shtëpisë.

Mos harroni të na ndiqni pas pak në emisioni në “Shtëpinë tonë” për me shumë detaje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img