19,11,2024

Qindra biçiklistë marshojnë në Ferizaj në Javën e Lëvizshmërisë

Must Read

Qindra biçiklistë marshojnë në Ferizaj në Javën e Lëvizshmërisë

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe qindra qytetarë, nxënës dhe zyrtarë komunal marshuan sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Ferizajt të titulluar “Java e Lëvizshmërisë – lëvizja e kombinuar”, aktivitet ky që ka për qëllim të promovoj ngasjen e biçikletave si formë e ruajtjes së mjedisit nga ndotja që shkaktojnë veturat.

Nënkryetari Ferati duke theksuar hapat që ka ndërmarr qeverisja lokale në krye me Kryetarin e Komunës. Agim Aliu, në drejtim të një mjedisi më të pastër dhe zbatimit të politikave të mirëfillta mjedisore falënderoi zyrtarët nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe për këtë aktivitet vetëdijësues.

“Sot jemi këtu bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, me përfaqësuesit e institucionit të qeverisë lokale në Ferizaj, të shkollave, të institucioneve tjera që të jemi së bashku në shënimin e këtij aksioni apo kësaj fushate gjatë kësaj jave e cila është lëvizshmëria e lirë apo e kombinuar dhe besoj që ky mesazh që sot së bashku ne po dërgojmë tek qytetarët është një mesazh pozitiv dhe shenjë e respektimit të lëvizjes së lirë, lëvizjes pa makina, të ambientit sigurisht edhe të një ambienti më të pastër në Kosovë. Sigurisht që Ferizaj është një qytet i cili është mjaft i përshtatshëm për lëvizje me biçikleta dhe ne si qeverisje lokale në bashkëpunim edhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës po bëjmë përpjekje që sa më shumë të krijojmë hapësira, shtigje të biçikletave dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse që qytetarët tanë t’i ikin lëvizjes me makina si shenjë të ruajtjes së ambientit, por njëkohësisht edhe të ruajtjes së ekonomisë familjare dhe qasjes më të lehtë në rrugë. Edhe njëherë më lejoni që së bashku me të gjithë kolegët që jemi këtu t’i uroj Ministrinë e Planifikimit Hapësinor për angazhimin, për kontributin e tyre dhe gjithë atyre që po bëjnë maksimumin që qyteti ynë por edhe Kosova të jetë më e pastër dhe më ekologjike” tha nënkryetari Ferati.

Në anën tjetër edhe zyrtari për edukim dhe ndërgjegjësim mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Besmir Kokollari tha se ky aktivitet vetëdijësues po realizohet në të gjitha rajonet e Kosovës dhe se si i tillë ka për qëllim të ngris vetëdijen qytetare për mbrojtjen e mjedisit.

“Në emër të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zotit Matoshi, me një përkrahje kushtuar Javës së Lëvizshmërisë Evropiane, sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është në qytetin e Ferizajt, duke zhvilluar aktivitetin e Javës së Lëvizshmërisë. Ne kemi filluar në shtatë regjionet më të mëdha për të shënuar këtë javë të lëvizshmërisë evropiane sikurse të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, për të përfunduar me manifestimin qendror në Prishtinë me datën 22 shtator në Ditën Botërore pa makina. Ne falënderojmë Komunën e Ferizajt për përkrahjen, bashkëpunimin dhe organizimin bashkë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të kësaj jave të lëvizshmërisë, me këtë rast dëshiroj t’i falënderoj të gjithë nxënësit dhe qytetarët që i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti. Mesazhi është që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë edukimin dhe ndërgjegjësimin, të mbrojmë sa më shumë mjedisin, të përdorim sa më shumë mjetet e transportit publik, mjetet alternative të cilat shkaktojnë sa më pak ndotje apo zero ndotje” tha Kokollari.

Ferizaj i bashkohet edhe rajoneve të tjera në të cilat është shtrirë ky aktivitet vetëdijësues në mbrojtje të mjedisit duke përdorur biçikletën dhe mjetet tjera të transportit publik si alternative për mos shkaktimin e ndotjes në mjedis. Rruga që përshkruan qindra çiklistë ishte nga sheshi para Komunës deri tek fenomeni natyror Bifurkacioni.Image may contain: 10 people, people smiling, outdoorImage may contain: one or more people, crowd, sky and outdoorImage may contain: 2 people, people standing, beard, text and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, outdoorImage may contain: one or more people

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img