27,07,2024

Qeveria tregon afatin për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Must Read

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi muaj më parë, arriti të ratifikohej pas një aneks-marrëveshje të përbashkët të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai malazez,Filip Vujanoviq.
Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur para më shumë se 4 muajve, dy presidentët ishin dakorduar që pas ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion nga të dy shtetet, të rishikohen kufijtë dhe të mund të korrigjohet dhe korrektohen sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit.
Tre muaj pas ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ekzekutivi njofton se ka lëvizje në drejtim të rishikimit të vijës kufitare.
Ata kanë njoftuar se Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetërore të Kosovës tashmë kanë harruar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlelipt dhe Çakorrit.
“Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Kosovës ka hartuar strategjinë për korrigjimin e gabimeve eventuale të kufirit me Malin e Zi, në drejtim të Kullës së Zhlepit dhe Çakorrit”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Sipas tyre, pas krijimit të trupave të përbashkët në afat optimal do të nisë ky proces.
“Pas krijimit të trupave të përbashkëta ndërshtetërore në afat optimal do të nisë ky proces shumë i rëndësishëm për vendin”, thuhet më tej në përgjigje.
Ndryshe, duhet cekur se arritja e kësaj aneks marrëveshje mes presidentëve të dy vendeve bëri që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate të votonin pro ratifikimit të Demarkacionit./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img