10,09,2025

Vitia: Nga nesër hapen çerdhet publike dhe private

Must Read

Qeveria në detyrë ka miratuar propozimin e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për masat anti-Covid të datës 13 mars.

Vitia para kabinetit qeveritar ka propozuar që nga data 8 qershor të hapen çerdhet për moshat 0 deri në 5 vjeç.

Por në mbledhje u vendos që hapja e kopshteve publike dhe private të bëhet nga nesër.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar të shfuqizohet vendimi i datës 26 mars.

I pari i MSH-së gjithashtu ka propozuar të bëhet edhe rikthimi në shkolla nga data 8 qershor  i nxënësve të klasave të nënta, të organizohet testi i maturës, ai i arritshmerisë, të lejohet organizimi i provimeve dhe lejimi i orëve praktike.

Mbajtja e testit të maturës do të bëhet më 4 korrik.

Ai ka propozuar gjithashtu edhe hapjen e kufijve tokësorë.

Të gjithë qytetarët që hynë në Kosovë nga kufijtë tokësor, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ata të cilët kanë shenja klinike apo dalin pozitivë me Covid-19, obligohen që të vetizolohet për shtatë ditë.

“Rihapja e kopshteve dhe çerdheve mosha 0-5 vjeç, përgatitjet për testin e arritshmërisë, kthimi në shkollë i klasëve të nënta, organizimi i ambientit për testin e maturës. Të shfuqizohet vendimi për vetizolim. Të shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve, të hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë. Ata që vijnë nga jashtë dhe nuk e kanë kryer testin në afat kohor jo më shumë se 4 ditë, detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë. Shfuqizohet mbyllja e kafiterive, bareve restoranteve dhe qendrave tregtare”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img