29,04,2024

Qeveria miraton projektligjin për luftimin e financimit të terrorizmit

Must Read

qeveria_4348

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se ky është një ligj tejet i rëndësishëm për vendin, sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit dhe parandalimit të financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ky projektligj do t’i shërbejë dhe objektivit të qartë të Qeverisë së Kosovës, në çështjet e integrimeve evropiane.

Qeveria po ashtu mori vendim për themelimin e Zyrës për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë, në kuadër të zyrës së kryeministrit. Ky vendim është marrë pas vendimit të Bordit të Korporatës Amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit, për të përzgjedhur Kosovën që të zhvillojë programin kompakt të ndihmës.

Zëvendëskryeministri Kujtim Shala tha se fillimi i këtij partneriteti është konfirmim i vazhdueshëm i mbështetjes së SHBA-së, për përparimin afatgjatë të Kosovës, si dhe njohje e progresit të Qeverisë së Kosovës, në procesin e reformave për zhvillim demokratik për qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit.

Ndërsa me qëllim të funksionalizimit të kësaj zyre, Shala tha se do të jepen mjete financiare në shumë prej 25 mijë euro nga rezervat e Qeverisë, të cilat do të barten në zyrën e kryeministrit.

Kryeministri Isa Mustafa pohoi se përfitimet e projektit, shkojnë në zhvillim ekonomik, social dhe në forcim të shtetit ligjor. Ai pohoi se kjo është një përkrahje tepër e madhe e SHBA-së për Kosovën.

Ndryshe, u tha se pritet që në vitin 2018 të fillojnë fondet, prej rreth 250 milionë dollarë, që janë komplet mbështetje e drejtpërdrejtë për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/qeveria-miraton-projektligjin-per-luftimin-e-financimit-te-terrorizmit-70513/#sthash.sBb4xUL9.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img