18,11,2024

Qeveria e shqetësuar për dëmtimin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Kaçandoll

Must Read

777

Pas raportimit të Gazetës Blic për shkatërrimet e varrezave të Dëshmorëve në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës, pos fillimit të hetimeve nga Policia e Kosovës ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës. Në një komunikatë për media Qeveria e Kosovës thotë se me shqetësim ka pranuar informatat për dëmtimin e varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të zbardhin se si janë dëmtuar varrezat dhe të zbulojnë kryesit eventual të këtyre veprimeve vandale e t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë, teksa thuhet se ekzekutivi do të përkrahë rindërtimin e varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll.

“Qeveria e Kosovës, me këtë rast, shpreh përkushtimin e saj të plotë për të vazhduar realizimin e aspiratave të të gjithë njerëzve që punuan dhe luftuan për liri dhe për Kosovën shtet sovran e të pavarur, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike”.

 

LEXO EDHE: E tmerrshme || Shkatërrohen lapidari i UÇK-së në Kaçanoll

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img