U bë buj e madhe kur Ministria e Punëve të Jashtme ua ndaloi hyrjen në Kosovës zyrtarëve nga Serbia.
Nga kjo ministri hyrja në territorin e Kosovës ia ndalua edhe drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Por atë nuk e ka penguar asgjë që sot të vizitojë veriun e vendit.
Me të ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq.
Gjuriq ka thënë se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë. Ai pretendon se po sillet krejtësisht ndryshe nga ata që mendojnë se mund të flasin gjuhën e urrejtjes, gjuhën e konfliktit dhe gjuhën e krijimit të problemeve në Kosovë.
“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Është në interesin tonë që këtu të krijojmë kushte për jetë për popullin tonë, askënd nuk e pengojmë, duam bashkëpunim, si dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”.
Në Leposaviq ai ka ndarë ndihma për bujqit e kësaj anë, atyre ai u premtoi Qeveria e Serbisë, në vitin 2016 do të sigurojë subvencione për ta.
Kronika nga Tribuna Channel.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NSC3aKrvHyE?feature=oembed]