27,07,2024

Qeveria e Kosovës e gatshme ta ndihmojë Shkupin edhe me FSK-në

Must Read
Permbytjet ne Shkup

Në njoftimin për media, thuhet se Qeveria e Kosovës i ka përcjellë me shqetësim dhe dhimbje të madhe ngjarjet e shkaktuara nga moti i lig, që kanë ndodhur orët e fundit në Maqedoni, transmeton lajmi.net

Qeveria ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për qytetarët dhe Qeverinë e Maqedonisë si dhe për familjarët e viktimave të kësaj tragjedie natyrore.

“Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer për shtetin fqinj Maqedoninë, në çdo aspekt ku ka mundësi, për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, thekson gatishmërinë për të dërguar në ndihmë njësite të specializuara për kërkim dhe shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rast nevoje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img