28,04,2024

Qeveria e Kosovës dënon sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës

Must Read

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara.

Qeveria e Kosovë konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.

Qeveria e Kosovës fton organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti të shëmtuar.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img