21,12,2025

Qeveria do ta respektojë Rezolutën e Kuvendit për pezullimin e bisedimeve

Must Read
Edita Tahiri

Thirrja e Lunacek pasoi Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, të miratuar me shumicë votash, të enjten, me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

Haradinaj u ndalua në Bazel më 4 janar nga policia franceze mbi bazën e një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, me akuzat për krime lufte.

Rezoluta e Kuvendit, ndërkaq, është cilësuar nga BE-ja të jetë në kundërshtim ‘me përkushtimin e Kosovës për dialogun dhe normalizim të marrëdhënieve’.

Në një deklaratë të zëdhënëses së BE-së “u bëhet thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të avancojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve dhe në perspektivën evropiane”.

Por, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Qeveria do ta respektojë rezolutën e Kuvendit me të cilin kërkohet pezullimi i dialogut më Serbinë”.

“Qeveria dhe unë si kryenegociatore e respektojmë rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e miratuar dje. Që nga fillimi i dialogut me 2011, ne si qeveri kemi respektuar të gjitha rezolutat e Kuvendit dhe mbetemi të përkushtuar në këtë drejtim”, tha Tahiri, pa saktësuar se cilat mund të jenë ‘dëmet që Kosova mund të ketë me pezullimin e dialogut’.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, citohet nga mediet serbe të ketë deklaruar se “është bërë e qartë se autoritetet në Prishtinë me ngritjen e tensioneve kanë kërkuar justifikim për ndërprerjen e dialogut”.

Gjuriq, siç citojnë mediet serbe një kumtesë të tij, ka shprehur “përkushtimin e Beogradit për dialogun”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i filluar prej më shumë se 5 vjetësh, është cilësuar si “alternativa e vetme” që mund të japë rezultate.

Ish zëvendës ndërmjetësi në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “dialogu ka sjellë një përparim të vogël në çështjet teknike dhe ka shpresë që do të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.

“Dialogu është sigurisht më i mirë se çdo gjë tjetër që mund të mendohet. Është i vështirë dhe sërish Beogradi po tregon shenja se nuk e do realisht normalizimin. Për shembull, çështja me trenin drejt Mitrovicës tregojnë se ka ende elemente në Beograd që nuk janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve. Është e vështirë, por të dyja palët kanë të drejtë kur thonë se dialogu s’ka alternativë dhe duhet të vazhdojë sado që të jetë frustrues dhe i vështirë”, ka deklaruar Rohan.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. /REL/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img