22,12,2025

Qeni masakron vogëlushen kosovare, zbulohet kush ishte pronarja dhe përgjegjësitë që do të mbajë

Must Read

Vogëlushja shqiptare, Granita Berisha, vetëm 7 vjeç, u kafshua nga një qen në Rickenbach LU, Zvicër, në muajin shtator.

Ajo u gjet në rrugë nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e çuan Granitën te mamaja e saj, të mbuluar në gjak dhe me një plagë mbi syrin e djathtë.

Si pasojë e lëndimeve nga kafshimi i qenit, e mitura është detyruar të qëndrojë për disa ditë në spital.

Tashmë kur kanë kaluar dy muaj nga ngjarja, Policia ka arritur të identifikojë pronaren e qenit, një grua me flokë të shkurtër dhe të bardhë, e cila u paraqit vetë në komisariat.

Ajo u identifikua, pas marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve. Pronarja e qenit, do të gjykohet, për shkak se nuk e mbajti nën mbikëqyrje qenin dhe për shkak të plagëve që kafsha ka shkaktuar te vogëlushja.

>
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img