03,05,2024

Qëndroi në fushë i lënduar, priti penalltinë dhe u kualifikua: Subasic vjen me deklaratën e vitit

Must Read

Portieri i Kroacisë, Daniel Subasic, qëndroi gjatë dy shtesave dhe penalltive i lënduar në fushë, për të ndihmuar Kombëtaren e tij.
Në fund ai ia doli, duke pritur një penallti dhe duke kualifikuar ekipin e tij në gjysmëfinale të Botërorit, përcjellë “Lajmi.net”.
Subasic tha që për Kroacinë do të mbronte edhe me një këmbë.
“I ndiej ende paksa dhimbjet e marra nga dëmtimi, por gjëja kryesore është që kemi shkuar më tej, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, deklaroi ai.
“Isha unë ai që i thashë stafit që të mos më ndërronte dhe largonte nga loja. Do të luaja edhe me një këmbë nëse do të ishte e nevojshme, atë ndryshim duhet ta mbanim për dikë tjetër”.
“Jam krenar, i kënaqur dhe i mbushur me lumturi, pasi jemi shkatërruar që të gjithë për të arritur këtu dhe tashmë kërkojmë edhe më tepër”, shtoi kroati. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img