Gazeta serbe “Danas” ka shkruar për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës.
ShBA-të janë pro korrigjimit minimal të kufijve dhe shkëmbimit të territorit që parasheh se Serbia të fitojë Komunën e Leshakut dhe një pjesë të Kopaonikut, kurse Kosovës t’i takojnë fshatrat në Komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës, kurse ekziston mundësia që Prishtinës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanovcit, shkruan gazeta serbe “Danas”, duke cituar burime nga zyrtarë të huaj perëndimor.
ShBA-ja po ashtu është thënë se është kundër idesë që komplet veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë e kjo vlen posaçërisht për veriun e Mitrovicës, transmeton “lajmi.net”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se “nuk e di se çfarë kërkojnë përfaqësuesit e Prishtinës nga Beogradi dhe bota”.
Ai ka shtuar se: “Serbia pret që Prishtina ta heq taksën për të vazhduar negociatat për Kosovën”, por nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ShBA-të janë të gatshme të pranojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet me “korrigjimin e kufijve”.