28,03,2024

Qemajl Mustafa punësoi në ZRRE vajzën e mikut të tij

Must Read

a-78-645x358

Biseda publike në Facebook, nëpërmjet komenteve, ka zbuluar se ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka ndihmuar në punësimin e vajzës së mikut të tij në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, tash anëtar i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, para pesë orëve ka publikuar në Facebook një foto të librit “Bukë me Sallam”, të Charles Bukowski. Ka shënuar se e ka pasion leximin e librave. Por një prej miqve në Facebook i ka komentuar për krejt diçka tjetër, shkruan Insajderi.com.

“Përshëndetje i nderuar, respekt për ju dhe familjen tuaj, njëherit një falënderim i veçantë për angazhimin e juaj përkitazi me punësimin e vajzës sime Shpresës në ZRRE në Prishtinë. Do të ju jemi mirënjohës gjatë tërë jetës. Mirë u pafshim e mirë u takofshim”, i ka shkruar Qemajl Musliu.

Nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur Qemajl Mustafa, anëtar i bordit në Zyrën e Rregullatorit për Energji.

“Përshëndetje Kemo. Shpresa ka qenë e mirë në konkurrencë dhe me vjen shumë e mirë qe ka me i ndihmue zyrës në lëminë e saj së paku për disa vite. S’kemi çka me fsheh, asnjë i punësuar nuk ishte nga ana e jone deri tash në këtë zyrë dhe ky angazhim sadopak e zbute edhe këtë mungese rajonale. Suksese asaj dhe ju të gjithëve ne familje”, i ka shkruar Mustafa.

Insajderi ka kontaktuar ish-kryetarin e Gjilanit. Mustafa deklaroi nëpërmjet telefonit se nuk ka ndihmuar në punësimin e askujt. Ka thënë se nuk vendos për punësimin e njerëzve në këtë institucion.

“Ai është thjeshtë opinion i Qemajlit kinse unë e kam ndihmuar. Por unë nuk e kam ndihmuar askënd”, ka thënë Mustafa.

Disa minuta pas bisedës telefonike komenti i mikut të tij, Qemajl Musliut, është fshirë.

Po ashtu edhe Mustafa e ka fshirë komentin e tij,  ku i thoshte Musliut se ka bërë mirë që e ka ndihmuar punësimin e vajzës së tij.

a-79

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img