04,03,2025

Pushuesit në Durrës të pasigurt pa roje plazhi

Must Read
Durresi

Të njohur për përparësitë që ofrojnë, veçanërisht për familjarët, me thellësinë graduale të ujit dhe morinë e shërbimeve, plazhet e Durrësit mbeten nga më të frekuentuarit në vend, raporton TCh.

Por, ende pa nisur mirë sezoni turistik, për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm të këtij muaji, dy gra kanë humbur jetën në det, duke nxjerrë në pah nevojën e rojeve të plazhit dhe pikave të shërbimit shëndetësor sa më pranë pushuesve.

“Vetëm po të shpëtuan njerëzit që janë pranë teje në det. Policë ka sa të duash, por roje bregdetare nuk ka”, thonë pushuesit.

Në plazh kullat metalike të vrojtimit nuk janë më. Kanë përfunduar për skrap, ndërsa ato të drunjtat janë bosh. Presin rojet e plazhit. Prania e tyre dhe e pikave shëndetësore janë një element i rëndësishëm për sigurinë e shëndetit dhe jetës së pushuesve në bregdet.

The post Pushuesit në Durrës të pasigurt pa roje plazhi appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për grabitje të armatosur në Ferizaj

Ferizaj, 04.03.2025 Me datën 03.03.2025, rreth orës 18:25, policia ka pranuar një informatë për një grabitje të armatosur në një...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img