26,11,2024

Pushoni së ankuari: Është konstatuar që ankimi mund të çojë deri në sëmundje

Must Read

Ndaluni për një çast dhe mendoni për atë se sa herë në ditë ankoheni ndaj gjërave të ndryshme – për kohën, miqtë, familjen, shefin, internetin e ngadalshëm, shërbimin e keq në restorant… Lista është e pafund!

Çdo herë kur ankoheni, ju forconi ato lidhje në tru dhe mundësoni që më lehtë të aktivizohen, transmeton Telegrafi.

Negativiteti tërheq negativitetin, dhe lehtë mund të bini në rrethin magjik të mendimeve negative dhe të kritikave kronike.

2

Veç kësaj, personat e pakënaqur kanë tendencë që të shoqërohen me njerëzit që vazhdimisht ankohen, gjë që vetëm sa e shton efektin e negativitetit.

Kritikat dhe ankesat e vazhdueshme çojnë në stres, por dihet mirë që stresi çon në sëmundje të ndryshme – dobësim të sistemit të imunitetit, ngritje të tensionit të gjakut, obesitet, diabet dhe shumë e shumë sëmundje të tjera.

p

Vetëm gjysmë ore në ditë të kaluara në ankime për gjëra të ndryshme do të dëmtoni fizikisht trurin, ka treguar hulumtimi i Universitetit Stanford.

Pa marrë parasysh a jeni ju ai i cili ankohet apo dëgjoni ankesa të personave të tjerë, ekspozimi ndaj energjisë negative shkatërron neuronet dhe hipokampusin – pjesën e trurit të ngarkuar me zgjidhjen e problemeve dhe të funksioneve konjunktive.

Me kalimin e kohës, ankimi do të kalojë në shprehi dhe, po qe se jeni të rrethuar me njerëz negativë, janë shanset e mëdha që edhe ju të bëhen njëri ndër ta.

3

Shoqëria e tashme në pikëpamje të përgjithshme ankohet shumë, mirëpo ajo që është më me rëndësi është që ankimi nuk është efikas dhe nuk jep rezultatet e dëshiruara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img