Sipas një njoftimi të policisë, Maksim Taraj është rreth 1.73 cm, i dobët, dhe ka veshur një palë pantallona ngjyrë gri, një bluzë gri me një shirit ngjyrë blu në pjesën e gjoksit dhe një palë shapka ngjyrë të zezë.
Ky përshkrim është dhënë nga familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e çdo qytetari që mund të shohë të afërmin e tyre.
Ai është larguar prej tyre rreth mesditës të ditës së sotme.
Nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se Tarja vuan nga skleroza prej disa vitesh. Policia me të marrë njoftimin ka angazhuar të gjithë forcat dhe vazhdojnë ende kërkimet për të mundësuar gjetjen e tij. Gjithashtu kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët e identifikojnë këtë person janë të lutur të telefonojnë në numrin 0694110217.
.