19,07,2025

Punëtorët e KEK-ut më nuk do të marrin thëngjill

Must Read

Në arsyetimin e kësaj ndalese, thuhet se ky vendim është në përputhje me angazhimet e Task-Forcës ndërministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit me qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe të stimulimit për zbatimin e masave për zhvillim të pastër në përputhje me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Vitin e kaluar kryeqyteti i Kosovës, Prishtina figuronte ndër vendet e para në botë me ndotje të ajrit. Për këtë arsye ishte ndaluar shitja dhe përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.

Por të njëjtin problem kryeqyteti e ka edhe këtë vit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje bëri të ditur se është rikthyer ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe përdorimi i ngrohjes.

Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga Ambasada amerikane në kryeqytet, mbrëmë ndotja e ajrit ka shënuar nivelin prej 122 PM, e cila cilësohet si shumë e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img