16,09,2025

Punëtorët e KEDS-it sot kanë protestuar në Ferizaj, kërkojnë kthimin e 95 punëtorëve të larguar

Must Read

Sindikata e Pavarur , përmes një proteste, sot në Ferizaj ka kërkuar kthimin e 95 punëtorëve  në vendet e punës të cilit ishin larguar më parë nga menaxhmenti i KEDS-it.

“Kjo është një protestë për kundërshtimin e  vendimit të Bordit për largimin e  95  punëtorëve në gjithë Kosovën.Të gjithë këta punētorë janë me kontrata  me afat të pacaktuar. Ne konsiderojmë se largimi është i paligjshëm dhe i njëanshëm dhe nuk e ka respektuar dialogun social” tha Hajriz Shabani kryetar i sindikatës së KEDS-it në Ferizaj

“Ne si sindikatë  fuqishëm e kemi kundërshtuar këtë të padrejtë që u është bërë punëtorëve dhe kërkojmë kthimin e tyre në vendet e punës. Kemi njoftuar menaxhmentin dhe të gjitha institucionet relevante shtetërore se nëse nuk kthehen këta punëtorë ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ligjore për organizim sindikal  duke mbajtur protesta dhe nuk do të ndalemi deri te greva gjenerale. Por gjithësesi duke i dhënë hapësir edhe dialogut” tha Shabani

Bëhet e ditur se protesta është e organizuar në të gjitha distriktet e Kosovës para drejtorive të tyre.

14794226_10208952348664274_907935982_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img