18,05,2024

Publikohen pamje të reja të kamerave të sigurisë gjatë rrëzimit të urës në Gjenovë

Must Read

Pamjet filmike janë shpërndarë të hënën nga Guardia di Finanza.

Në video shikohet fillimisht teksa bie një masiv i madh betoni. Gjithashtu vërehet pjesërisht edhe dalja e ishullit ekologjik nën urë ku ndodhet edhe kapanoni i fabrikës të riciklimit, e cila preket shumë pak nga shembja. Tashmë e gjithë zona përreth urës është mbyllur në një perimetër sigurie, pasi ekziston frika për shembje të tjera të pjesëve të betonit.

Ndërkohë, në Itali vijon debati lidhur me kalimin ose jo të kompanisë “Autostrada për Italinë” nën menaxhimin e shtetit.

Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini dhe disa pjesëtarë të qeverisë janë shprehur pro këtij propozimi. Por ka nga ata që mendojnë se kjo do të thellonte dhe më tej krizën në infrastrukturë.

Ura Morandi e ndërtuar mbi 50 vjet më parë, u shemb të martën e kaluar me 14 Gusht dhe u mori jetën 43 persona, mes të cilëve dhe dy shqiptarë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img