12,11,2024

Pse të mbështetet udhëtimi pa viza për Kosovën?

Must Read

Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës pa dyshim është një nga temat që zgjon më së shumti interesim tek qytetarët e vendit, ndërsa së fundmi European Western Balkans i ka kushtuar një artikull kësaj çështje ku në info-grafikat e publikuara, statistikat e saj tregojnë se si Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat për liberalizim, dhe se në asnjë mënyrë vendet e BE-së nuk duhet të ndihen të rrezikuara nga numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk i janë liberalizuar vizat, ndërsa mijëra familje kosovare presin me padurim këtë moment që të takojnë më të dashurit e tyre që jetojnë në vendet anëtare të BE-së, por edhe të shfrytëzojnë këtë për studime dhe vizita turistike transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim disa statistika interesante të publikuara nga Pse të mbështetet udhëtimi pa viza për Kosovën, që dëshmojnë qartë se Kosova meriton t’i hiqen vizat dhe qytetarët e saj të lëvizin lirshëm sikurse çdo vend tjetër i rajonit.

Gjatë vitit 2015, ishin 72,480 qytetarë të Kosovës që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, kryesisht në Francë, Gjermani e Itali. Ndërkaq në vitin 2016, ky numër i azilkërkuesve kishte rënë dukshëm më saktësisht në 11,675, kurse më 2017 ishin vetëm 7,410.

Këto të dhëna tregojnë qartë se si numri i azilkërkuesve nga Kosova, nga viti në vit ka rëndë dukshëm dhe se në asnjë mënyrë BE-ja nuk rrezikohet nga fluksi i azilkërkuesve kosovarë.

Sipas Komisionit Evropian, thotë raporti se është konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizim të vizave, ndërsa nga 22 marrëveshjet e arritura për riatdhesim me 24 vende përfshirë 18 vende anëtare të BE-së, gjatë vitit 2015 që në total ishin 18,789, 9,749 ishin kthyer në mënyrë vullnetare, ndërsa me forcë 9,040.

Në vitin 2016 në total ishin 13,030 ku 6,511 janë kthyer në mënyrë vullnetare e 6,519 me forcë. Sa i përket vitit 2017, numri total i të riatdhesuarve ishte 4,509, ku 1,886 në mënyrë vullnetare janë kthyer e 2,663 me forcë. Numrin më të madh të kosovarëve të riatdhesuar gjatë vitit 2017 vinin nga Gjermania – më saktësisht 3,324 persona apo 74 për qind

Një e dhënë tjetër interesante ishte se gjatë vitit migrimi legal i ishte aprovuar 19,258 persona, kurse më 2016 ishin 21,007. Sa i përket vitit 2017, migrimin legal e kishin ndjekur 25,937. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sulmi me thikë në Ferizaj – lirohet personi që u ndalua dje, arrestohet sot “i dyshuari kryesor për therjen”

Një rast i rëndë ka ndodh dje në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka therur me thikë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img