30,11,2024

Pse nënat i mbajnë fëmijët në krahun e majtë

Must Read

Përkujdesja për një të sapolindur mund të duket “detyrë” e rrezikshme në fillim. Por me kalimin e ditëve nënat e reja kuptojnë që asgjë nuk është e pamundur.

Përkujdesja nis me zakonet e përditshme si të ushqyerit,larja,ndërrimi i pampers etj.

Mjekët pediatër rekomandojnë që nënat të ndërrojnë herë pas here pozicionin e mbajtjes së një fëmije. Duke u ndalur tek kjo e fundit: e keni vënë re që nënat e reja i mbajnë fëmijët mbështetur mbi shpatullën e majtë?

Janë të shumta teoritë psikologjike që shpjegojnë këtë fenomen. Por shkenca nuk ndalon së kërkuari dhe gjeturi informacione të reja.

Sipas një studimi të publikuar nga ‘’ Nature Ecoly & Evolution’’, nënat i mbajnë fëmijët e tyre në këtë pozicion pasi duan të nxisin aktivitetin në pjesën e djathtë të trurit. Kjo pjesë lidhet drejtpërdrejt me hemisferën e djathtë dhe është përgjegjëse për qendrën e zhvillimit të gjuhës dhe njohjes së shenjave.

Duke mbajtur fëmijën në këtë pozicion nëna arrin të njohë dhe të interpretojë më mirë shenjat veprimet, shprehitë dhe tingujt që lëshon i vogli. Pozicionimi i fëmijës mbi shpatullën e majtë të nënës ka ndikim edhe në receptorët e hemisferës së djathtë të nënës duke koordinuar njëherazi veprimtarinë e të dyve.

Është shumë interesante të dini që jo vetëm nënat i mbajnë fëmijët në krahun e majtë. Ky veprim ndodh dhe mes gjitarëve si kuajt, fokat dhe dreri, por ndryshe nga njeriu këto kafshë mbajnë këlyshët e tyre në këtë pozicion për t’i patur më afër zemrës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img