16,01,2026

Pse lëvizin sytë kur jemi në gjumë?

Must Read

Studimi i ri zbulon se sytë lëvizin kur jemi në gjumë, sepse kur shohim ëndrra ata lëvizin njëjtë, sikur edhe kur shohim pamje në jetën reale.

Sytë lëvizin kur shohin pamje, megjithëse jemi të pavetëdijshëm.

Secila lëvizje gjatë “Lëvizjes rapide të syve” – periudha kur shohim ëndrra – ndodhë pasi të “kenë ndërruar skenat” gjatë ëndrrës që shohim.

Për të kryer studimin, janë përdorur 19 persona që vuajnë nga epilepsia. Atyre ju është lidhur truri me elektroda dhe janë monitoruar për dy javë, transmeton Telegrafi.

Monitorimi është bërë për 24 orë, në mënyrë që të krahasohen lëvizjet që bëhen me sy hapë dhe atyre kur sytë janë të mbyllura.

Hulumtimi konkludon se lëvizjet e syve janë të njëjta, sikur njeriu është i zgjuar, e poashtu edhe kur është duke fjetur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img