Personat që janë të dobët edhe duke ngrënë shumë kanë qeliza adipoze(të dhjamit) më efikase dhe aktive, që në praktikë arrijnë ta shkrijnë dhjamin para se të mblidhet në organizëm.
Lajmi njoftohet nga një skuadër ndërkombëtare kërkimi e drejtuar nga shkencëtarë të Endokrinologjisë, Diabetit, Metabolizmit dhe Shqetësimeve nga ushqimet në Spitalin Universitar të Saint Etienne (Francë) dhe të Nestle Research -EPFL Innovation Park (Zvocër).
Shkencëtarët, me në krye profesorët Natacha Germain dhe Nele Gheldof, arritën në përfundimet e tyre pasi analizuan kampionë biologjik të marrë nga 30 femra dhe meshkuj të karakterizuar nga “formim i dobët”, dmth me një BMI ( Body Mass Index – Tregues i Masës Trupore) <18kg / m2.
Të dhënat u krahasuan me ato të një grupi tjetër prej 30 personash me BMI nga 20 – 25 kg / m2.
Mes kampionëve të marrë kishte ind dhjamor i bardhë nga stomaku, urina, feçe dhe gjaku si qëllim indentifikimin e proceseve molekulare që mbrojnë nga shëndoshja.
Nga analizimi i kampionëve rezultoi se pjesëmarrësit kishin qeliza dhjamore gjenetikisht më efikase, më të shumta dhe me përmasa rreth 40 % më të vogla se ato të grupit tjetër.
Siç mëson noa.al, në brendësinë e tyre, përveç të tjerave, mitokondria, -centralet energjike të qelizave – rezultuan shumë më aktive.
Të gjitha këto karakteristika garantonin mbajtjen e një trupi të dobët edhe duke ngrënë shumë e duke bërë pak aktivitet fizik, duke djegur dhjamin para se ai të mblidhet.
Detajet e kërkimit janë publikuar në revisten shkencore The American Journal of Clinical Nutrition.