28,12,2024

Pse duhet kaq shumë të mashtrojë një politikan?

Must Read

A është e domosdoshme që të gënjesh e të mashtrosh për të bërë vend në politikë?

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Z. Muharrem Svarqa, që 2 vite e gjysmë, na thotë se është duke e përgatitur vendin për varrezat e reja të qytetit në fshatin Balaj të Ferizajt.

Por k y vend, kjo tokë, nuk është pronë e Komunës.

Ndërsa përgjigja zyrtare, me shkrim, e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës është:

1. Komuna e Ferizajt nuk ka bërë kërkesë për shfrytëzimin e ndonjë parceleje të tokës, ku si pronare është Ekonomija Pyjore.

2. Me Ligjin aktual të Pyjeve, Agjencia e Pyjeve ka të drejtën e dhënies me qera të tokave vetëm për një periudhë 5 vjeçare.

Dmth, toka që ne kemi menduar ta marrim, mund të mirret vetëm me qera.

Dhe për qëllim varrezash kjo nuk mund të bëhet fare.

Ndërsa, Kryetari i Komunës vazhdon me avazin e tij, atë të mashtrimit: jemi duke i kryer procedurat e duhura për shpronësim.

Bile, thotë se, pengesë i janë bërë banorët e Balajve, të cilët po e kundërshtojnë këtë qëllim të tij, se përndryshe projekti do të kryhej kohë më parë.

Kryetari që dy vite e gjysmë e di që kjo tokë nuk mund të mirret.

Dëmi i mospranimit të dështimit dhe mosgjetja me kohë e zgjidhjeve të tjera, është shumë i madh.

Deri tash, vlera e dëmit të përkohshëm, është mbi 600 mijë euro. Aq sa kushtojnë 30 ari, pronë e Komunës, të ndara me urgjencë për varreza të qytetit, pasi hapsira e deritashme është mbushur plot.

Mund të gënjesh, ndoshta edhe të mashtrosh, por jo duke i bërë kaq shumë dëm vendit.

Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img