25,10,2025

PSD hapë zyre edhe në Ferizaj

Must Read

Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen dhe zgjerimin e saj gjithandej Kosovës.
Dje, në hapjen e zyrës në Ferizaj, kryetari Shpend Ahmeti, sekretari organizativ Naim Jakaj dhe koordinatori i degës Faton Topalli, kanë paraqitur para mbështetësve e simpatizuesve, nevojën për politika sociale dhe domosdoshmërinë për organizim demokratik, si projekt politik i së ardhmes drejt ndërtimit të një shoqëri të drejtë, zhvillimore dhe barazitare.
Ferizaj i keq-qeverisur herë nga LDK e herë nga PDK, vuan ende nga mungesa e nevojave ekzistenciale, si uji i pijshëm, kanalizimet dhe planifikimi i duhur hapësinor e urbanistik.Motivimi dhe gatishmëria për angazhim politik i shprehur sot nga ferizajasit shpërfaq besimin mbretërues në Partinë Socialdemokrate; si mundësi për ta ringjallur ekonominë, reformuar sistemin e drejtësisë dhe përmirësuar cilësinë e arsimit gjithëpërfshirës, u tha me rastin e hapjes së zyrës në Ferizaj nga ky subjekt politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img