17,05,2024

Provokimi i klerikut: Malazezët çliruan Shqipërinë nga otomanët

Must Read

“Tetë mijë ushtarë malazezë kanë dhënë jetën për çlirimin e Shkodrës nga pushtimet otomane. Ata janë flijuar për të afërmit e tyre dhe në atë kohë që dhanë jetën është formuar Shqipëria në 1912”, ishte shprehur kleriku përderisa të pranishmit po e dëgjonin me qetësi.

Në fjalën e tij ku para vetes kishte shumë besimtarë, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri. Kleriku kishte interpretuar rrethimin  Shkodrës dhe ofensivën malazeze 1912-1913 jo si një pushtim, por si mbrojtje e Malit të Zi ndaj Shkodrës.

Për të përforcuar këtë “tezë”, metropoliti Radoviç ka pohuar se 8 mijë ushtarë malazezë të vrarë në luftë janë flijuar për shqiptarët. Sipas tij vetëm otomanët dhe austrohungarezët ishin okupatorë, ndërsa Mali Zi ka pasur si qëllim mbrojtjen e shkodranëve.

“Njerëz të vërtetë janë ata që e bëjnë veten fli për të afërmit e tyre, edhe Krishti ka bërë fli veten për të gjithë njerëzimin. Këtu kanë qenë edhe varrezat e 8 mijë ushtarëve malazezë që kanë lënë jetën këtu në fillimin e shekullit XX. Kanë dhënë jetën e tyre për lirimin e Shkodrës nga pushtimet otomane dhe për lidhjet e popullit shqiptar me atë malazez. Ata janë flijuar për të afërmit e tyre dhe në atë kohë kur dhanë jetën e tyre është formuar Shqipëria në 1912”.

“Jemi lutur dhe do të lutemi edhe për ata 400 martirë që kanë ardhur shekullin e kaluar nga Amerika për të liruar këtë vend dhe kanë ardhur me thirrjen e Krajl Nikollës jo vetëm për të çliruar Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, por edhe të gjithë vendet e tjera nga okupatori austro-hungarez”.

“T’i kujtojmë edhe ato sepse është një fjalë e urtë popullore që thotë se ‘populli që harron martirët e vet, harron edhe të ardhmen e vet’. Mes tyre ka pasur edhe amerikanë që kanë dhënë jetën për lirinë e Ballkanit dhe popujve të pushtuar. Të përmendim fjalët e Krishtit se nuk ka njeri më të madh se atë që bën fli veten për të afërmit e vet”, është shprehur para të pranishmëve në kishën e Vrakës, metropoliti Radoviç.

Sipas metropolitit Amfilohije, Shkodra është e lidhur me Kishën Ortodokse.

“Ne tani gjendemi në një qytet të vjetër, që është Shkodra. Është një qytet që ka dëgjuar Ungjillin që në shekullin e katërt, ndoshta edhe më përpara. Këtu ka qenë një peshkop, i cili ka dhënë njerëz që kanë rënë fli për këtë popull. Janë martirët Asti dhe Lefteri. Ky vend është i larë me gjakun e martirëve edhe më përpara, edhe sot. Të përmendim një martir të madh të shekullit 17-18, që është Shën Kozmai, të cilin e ka varur Pashai i Janinës sepse ka qenë i krishterë dhe ka folur për Ungjillin. Kisha këtu në Shqipëri ka dhënë shumë martirë që kanë rënë fli. Kjo kishë ku jemi, ka vuajtur edhe më përpara në shekujt e hershëm, por edhe në kohët e sotshme. Është i vetmi vend që në komunizëm është ndaluar komplet feja, kështu që edhe Kisha Ortodokse në Shqipëri ka qenë e ndaluar dhe e kryqëzuar. Priftërinjtë ortodoksë kanë qenë të dënuar, ndërsa edhe këtu në Shkodër kisha ka vuajtur shumë. Një prift ortodoks është hedhur në gropë të gëlqeres. Shkodra është e lidhur edhe me historinë e kishës sonë, ndërsa kishat ortodokse janë shkatërruar thuajse të gjitha në Shqipëri” /GazetaDita

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img