27,07,2024

Protestë në kufi, bujqit me traktorë do të bllokojnë Kapshticën

Must Read
Foto ilustruese

Fermerët e Kosturit do të dërgojnë pranë doganës së Kristalopigjisë 70 traktorë, që do t’u shtohen mjeteve të rënda të atyre të Prespës,duke ndërprerë në këtë mënyrë lëvizjen e çdo lloj mjeti nga Shqipëria në Greqi.

Deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes lëvizja në pikën doganore ishte e lirë dhe  nuk ka pasur asnjë masë nga policia për bllokimin e rrugës.

Gjithashtu, autoritetet doganore kanë pohuar për Top Channel se nuk janë vënë ende në dijeni për protestën e fermerëve pasi vendimi nga këshilli i tyre u mor dje në orët e vona të mbrëmjes. Kërkesa kryesore e protestët së sotme të fermerëve në këtë pikë doganore është të marrin një datë të caktuar për të takuar përfaqësuesit e tyre me kryeministrin Tsipras në mënyrë që të negociojnë kërkesat kryesore të tyre, siç janë sistemi fiskal i tatimeve , sigurimet sociale dhe kostoja e prodhimit të produkteve bujqësore.

Përveç dy doganave, edhe shumë nyje kryesore të rrugëve nacionale të Greqisë veriore dhe asaj qendrore janë bllokuar për disa orë në ditët e fundit.

Protestat e fermerëve kanë disa ditë që kanë nisur, sidomos në Greqinë qendrore dhe atë Perëndimore , por nuk janë përshkallëzuar sa ato të vitit të kaluar që shpeshherë mbyllen për shumë ditë disa prej doganave kryesore të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe me Bullgarinë./ Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img