20,11,2024

Protestë kundër terrorit dhe urrejtjes në Bruksel

Must Read

bruksel_1460915587-1437674

Rreth 7,000 njerëz kanë marshuar sot në Bruksel, kundër dhunës xhihadiste, rreth një muaj pas sulmeve vetëvrasëse në këtë kryeqytet evropian, ku mbetën të vrarë 32 njerëz dhe qindra të tjerë të lënduar, tha policia.

Protesta me moton: “Një marsh kundër terrorit dhe urrejtjes”, u organizua nga shoqëria civile, e cila shpresonte se do të merrnin pjesë të paktën 15 mijë njerëz.

“Kur qytetarët tanë, civilët e pambrojtur, vriten në sulme qyqare, të gjithë qytetarët duhet të ngriten për të shprehur pakënaqësinë dhe solidaritetin e tyre”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Hassan Bousetta, një këshilltar lokal i qytetit Liege, i cili ndihmoi në organizimin e marshit.

Grupi kryesor i protestuesve udhëhiqej nga familjarët e viktimave, të ndjekur nga përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, transmeton REL.

Një grup mysliman mbante pankartën: “Dashuria është feja dhe besimi im.”

Nga sulmet vetëvrasëse të 22 marsit në Bruksel, 32 njerëz u vranë në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në qendër të Brukselit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img