Arsyeja është se shteti italian nuk i njeh 12 vite kontribute gjatë kohës që ka emigruar dhe punuar në shtetin fqinj. “Kush më tall, kush…njëri ndaloi tani dhe më tha ke humb mumën. Një indiferentizëm i trishtueshëm, i shëmtuar edhe qëndrimi i këtushëm” ka thënë Maliqati për OraNews.
Pavarësisht se nuk ka gjetur asnjë mbështetje, ai vazhdon të protestojë për të drejtën e tij.
Shpreson që protesta e tij të jetë një shtysë për qeverinë shqiptare për të inicuar dhe finalizuar marrëveshjet me shtetet si Greqia dhe Italia për njohjen e kontributeve dhe të pensioneve, përpjekje që deri tani janë refuzuar nga fqinjët.
Madrit Maliqati: Rri me gjysmë pensioni këtu sepse më mungojnë vitet që kam punuar në Itali.
Sa vite keni punuar në Itali?
Madrit Maliqati: 12 vite punë janë, është sa për 2 pensione shqiptare.
Keni qenë i siguruar atje?
Madrit Maliqati: Po sigurisht, kam qenë i ligjshëm. Jo më thonë duhet të bësh 20 vjet punë. Dhe sikur 20 vjet të bëja, do të më thoshin duhet të bësh 21./OraNews
The post Protesta e vetmuar e 72 vjeçarit përballë ambasadës italiane appeared first on Lajminet.