16,10,2024

Propaganda e Afrikës: Shqipëria jotërheqëse, Kosovën s’e llogarisin shtet, shumica e afrikanëve jetojnë më mirë

Must Read

“Shtetet evropiane kanë hyrë në recesionin e parë zyrtar në tremujorin e tretë të vitit 2008 dhe disa prej tyre kanë përjetuar goditje të rënda negative”, shkruan portal, që sjell listën e shteteve me GDP-në më të vogël për kokë banorë, sipas tyre të bazuar me vlerën dollarit në treg, prodhimin e brendshëm bruto ose vlerën totale të tregut të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga ekonomitë vendore gjatë vitit të kaluar (përkitazi me çdo person në shtet).

Portali në tekst pasqyron shtetet që sipas tyre janë aq të varfra, sa që shumica e shteteve të Afrikës janë më të pasura se ato. Madje, këtë artikull e ilustrojnë me foto që për ta pasqyrojnë këtë realiet (fotoja kryesore e artikullit ishte ajo “nga” Shqipëria).

Por, duhet cekur se GDP për kokë banori në shumicën e shteteve afrikane është megjithatë më e vogël se në këto 10 shtetet më të varfra të Evropës.

Sidoqoftë, po ua sjellim listën e këtij portali me përshkrimet e tyre, si dhe të dhënat reale për këto shtete.

  1. RUMANIA (18,635 DOLLARË)

Pothuajse 44 për qind e popullsisë së Rumanisë jeton në zonat rurale. Varfëria në këto zona është shumë e madhe.

  1. RUSIA (18,408 DOLLARË)

Rusia vuan nga pabarazia e lartë në shpërndarjen e pasurisë. Një pjesë e gëzojnë luksin, ndërsa pjesa më e madhe vuan nga varfëria.

  1. KROACIA (18,213 DOLLARË)

Përqindja e popullsisë së varfër në Kroaci është vazhdimisht në rritje.

  1. BJELLORUSIA (15,633 DOLLARË)

Shkalla e varfërisë në Bjellorusi ka rënë, por para tyre është një rrugë e gjatë.

  1. BULLGARIA (14,870 DOLLARË)

Bullgaria nuk është e varfër veç për standardet e BE-së, por edhe të Ballkanit.

  1. MALI I ZI (11,800 DOLLARË)

Ekonomia malazeze kryesisht funksionon sipas parimi të shërbimit. Sidoqoftë, popullsia nën linjën e varfërisë që ishte 12.2 për qind më 2003 ka shkuar në 6.6 më 2010.

  1. SERBIA (11,553 DOLLARË)

Infrastruktura e keqe dhe korrupsioni kanë sjell varfërinë në Serbi. Mbi 1.3 milionë serbë janë të varfër dhe mezi mbijetojnë.

  1. MAQEDONIA (10,718 DOLLARË)

Varfëria rurale shqetëson Maqedoninë, duke ndikuar negativisht në progresin e saj ekonomik. Zonat rurale të kësaj ish-republike jugosllave janë vendi i dy të tretave të popullsisë së varfër.

  1. SHQIPËRIA (9,903 DOLLARË)

Infrastruktura e vjetër dhe e papërshtatshme ndikon në ambientin e keq biznesor të Shqipërisë dhe dështimin në tërheqjen e investitorëve të huaj.

  1. BOSNJA DHE HERCEGOVINA (8,590 DOLLARË)

Varfëria në Bosnje dhe Hercegovinë është e madhe në krahasim me të gjitha shtetet.

Por, në fakt, sipas të dhënave të Bankës Botërore realiteti me GDP-në për kokë banori është ndryshe, si më poshtë:

Rumania – 22,124 dollarë

Rusia – 24,451 dollarë

Kroacia – 22,514 dollarë

Bjellorusia – 17,740 dollarë

Bullgaria – 18,248 dollarë

Mali i Zi – 16,050 dollarë

Serbia – 14,111 dollarë

Maqedonia – 14,076 dollarë

Shqipëria – 11,479 dollarë

Bosnje dhe Hercegovina – 10,851 dollarë

Ndërkaq, po sipas të dhënave të Bankës Botërore, realiteti për Kosovën (që portali nuk e njeh si shtet), është: 9,733.9 dollarë – standard jo i lartë, po prapë më lartë se shumica e shteteve të Afrikës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img