Promovohet ditari i veprimtarit Abdullah Musliu, një libër historik që trajton periudhën më të vështirë të popullit tonë
Është promovuar ditari i veprimtarit të çështjes kombëtare Abdullah Musliu, një libër historik që trajton periudhën e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë.
Folësit me këtë rast kanë thënë se përmes këtij libri ndriçohet një periudhë kohore e panjohur për publikun dhe spikatet lartë figura prej atdhetari e Abdullah Musliut. Kryetari i Ferizajt , Muharrem Svarqa, ka thënë me këtë rast se autori i këtij libri, Abdullah Musliu, nuk i ka parë këto ngjarje vetëm nga këndvështrimi i një banori të thjeshtë të Kosovës, por nga këndi i njeriut që i ka përjetuar në lëkurë të vet të gjitha trysnitë, mizoritë, vrasjet, nëpërkëmbjet dhe padrejtësitë e panumërta që u janë bërë shqiptarëve të Kosovës gjatë gjithë shekullit të XX.