18,11,2024

Prokuroria tregon detaje për vrasjen e Artur Kurtit

Must Read
Juregn Kurti dhe babai i tij tanime i vrare, Arturi

Gjykata për Krime të Rënda ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin, si edhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Ristani dhe “arrest në shtëpi” për Jurgen Kurti.

Nga aktet e deritanishme të referuara në Prokurorinë për Krime të Rënda, rezulton se:

Në datë 04.04.2016,rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në vendin e quajtur  Njësia Administrative nr.5, rruga “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes dhe konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti.  Më pas, në lidhje me këtë ngjarje në Spitalin e Traumës kishte shkuar një shtetas i dëmtuar me armë të ftohta, i cili është identifikuar si shtetasi Leonard Ristani. Në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja banonin shtetasja Sh.  Kurti dhe djali i saj Jurgen. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rreth 1m para derës së hyrjes për në këtë banesë, në korridorin e përbashkët është gjendur i shtrirë me fytyrë nga dyshemeja kufoma e shtetasit Artur Kurti. Në brendësi te banesës, mbi sipërfaqen e dyshemesë së saj, janë gjetur njolla me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut.

Në vijim të këqyrjes ndërmjet sheshpushimit të katit të V-të dhe sheshpushimit të katit të IV-ët është gjetur dhe sekuestruar  një  thikë  me bisht  me ngjyrë të kuqe me gjatësi rreth  29 cm, e cila në sipërfaqen e saj kishte mbetje me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut. Gjatë këqyrjes së kufomës së shtetasit Artur Kurti,  është konstatuar një plagë në gjoks dhe një plagë në fytyrë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtetaset Sh. Kurti (bashkëshortja e viktimës) dhe shtetasja L.P (komshija i tyre).Ndërsa shtetasi Jurgen Kurti ishte në spital, pasi shoqëruar dajën e tij Leonard Ristani, i cili ishte plagosur në ngjarje.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Leonard Ristani i cili shpjegon se motra e tij Sh. Kurti, pas një bashkëjetese shumëvjeçare me bashkëshrtin e saj Artur Kurti, kishte mbi katër muaj që kishin vendosur të ndaheshin për problem të ndryshme dhe motra e tij së bashku me djalin ishin larguar nga banesa ku kishin jetuar së bashku për t’u zhvendosur në një banesë tjetër në rrugën “Zef Jubani” e cila po ashtu ishte në bashkëpronësinë e tyre. Gjatë kësaj periudhe ndarjeje, sipas tij, kunati i tij duke qenë se konsumonte alkol shkonte tek banesa ku jetonte motra e tij dhe kryente veprime të ndryshme duke dhunuar derën e jashtme të banesës si dhe duke fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij me tone të larta. E njëjtja gjë ndodhi edhe më datën 04.04.2016, ku rreth orës 19.00, shtetasi Leonard Ristani është telefonuar nga motra e tij,  e cila i kishte thënë se bashkëshorti i saj Arturi kishte shkuar përsëri tek dera e jashtme e banesës dhe kishte dëmtuar derën fizkisht duke i rënë me shkelma si dhe duke sharë, fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij.

Në këto kushte shtetasi Leonard Ristani ka shkuar në banesën e motrës së tij. Në kohën kur ka shkuar në këtë banesë, shtetasi Artur Kurti ishte larguar  dhe në banesë ndodheshin  motra e tij Sh….,shoqja dhe komshija e saj, L.P. dhe nipin e tij, Jurgen Kurti. Viktima ka marrë në telefon Sh…. dhe telefonin e ka marrë Leonardi dhe është përgjigjur. Arturi ka filluar ta fyejë dhe ofendojë Leornardin në telefon dhe i ka kërkuar ta priste tek banesa.  Më vonë ka shkuar aty viktima dhe  ka trokitur, ku derën e ka hapur Leonardi. Viktima ka dashur të hyjë brenda dhe Leonardi nuk e lejonte. Në ato momente viktima ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur me të Leonardin, i cili ka bërë përpjekje për tu mbrojtur, duke arritur t’ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur viktimën i cili ka rënë në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Është pyetur shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19.00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka degjuar babain e tij Arturin të bërtiste,  shante dhe ofendonte nënën e tij,  por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa. Pasi është larguar babai i tij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajon e tij) shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty. Në banesë në këtë moment ndodhej vec nënës, dajës edhe  shoqja e nënës e quajtur K…. Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar. Rreth 15 minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të shkuar dhe të hapte derën ka shkur Leonardi. Pasi ka hapur derën i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe një moment i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin tek dera e jashtme.

Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë. Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme .Ai më pas  ka shoqëruar Leonardin për në spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Nisur nga rrethanat e sipërpërmendura,policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë shtetasit Leonard Ristani dhe Jurgen Kurti si përsona të dyshuar për kryerje të veprave penale të “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare “ dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” , të parashikuara nga nenet 79/c-25 e 279/1 të  Kodit Penal.

The post Prokuroria tregon detaje për vrasjen e Artur Kurtit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img