27,12,2024

Prokuroria shqiptare heton Bujar Bukoshin, Naser Osmanin e Atdhe Gashin për 3 përqindëshin

Must Read

Prokuroria e shtetit në Shqipëri, me kërkesë të autoriteteve kosovare ka nisur hetimet ndaj ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në të ashtuquajturin Fondin e Tre Përqindëshit, gjatë periudhës së luftës. Në këtë hetim, përveç Bukoshit janë të përfshirë edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi.
Veprimet hetimore mësohet se në muajin prill të këtij viti i janë ngarkuar Prokurorisë së Tiranës, shkruan sot gazeta shqiptare “Panorama”.

“Kërkesa për hetim ka mbërritur në Tiranë nga Prokuroria Speciale e Kosovës në datën 15 janar 2016 dhe mban numër protokolli 190/1”, ka mësuar gazeta nga burime e saj brenda Prokurorisë.

Sipas këtyre burimeve, mësohet se shtetasit Bujar Bukoshi, Atdhe Gashi dhe Naser Osmani janë duke u hetuar nëse kanë kryer veprat penale të dyshuara “shpëlarje e parave” dhe “shpërdorim” në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Për këtë hetim të nisur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kjo e fundit ka kërkuar kryerjen e verifikimeve të nevojshme në Shqipëri në lidhje me tre personat e dyshuar.

Veprimet hetimore konkretisht kanë të bëjnë me identifikimin e llogarive bankare apo pasurive së paluajtshme në emrat e Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit.

Në pamundësi ligjore e procedurale për t’i kryer vetë veprimet e nevojshme në Shqipëri, Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar letërporosi për ndihmë juridike në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë.

Kjo e fundit, duke parë se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës kishte të bënte me kryerje veprimesh hetimore, e ka përcjellë letërporosinë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila ia ka deleguar më pas kryerjen e veprimeve Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se prokuroria e Tiranës ka kryer një sërë veprimesh që nga fillimi i muajit mars 2016 e në vazhdim.

Sipas letërporosisë, të gjitha informacionet e mbledhura në banka, në zyrat e regjistrimit të pasurive dhe kudo tjetër, prokuroria do t’ia dërgojë palës kosovare me letërporosi për t’u përdorur në efektin e provës penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës mësohet se po heton ndaj Bujar Bukoshit e dy personave të tjerë në lidhje me “fondin e 3-përqindëshit”. Kjo ka qenë për shumë kohë një temë e nxehtë në Kosovë, ndërsa shifrat e përmendura kanë qenë të mëdha.

Pjesë e hetimit janë edhe fonde të mbledhura jashtë Kosovës, në kuadër të financimit të lëvizjes për çlirimin e vendit deri në vitin 1999 dhe menaxhimi i këtyre shumave pas largimit të okupatorit serb. Media e Kosovës ka folur për rolin e Bukoshit edhe në shitjen e një banke të njohur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img