13,10,2024

Prokuroria heton për pastrim parash OJQ-në që pagoi 200 mijë euro për tokën e “F”-së

Must Read

“Ju informoj se pas pranimit të informatave të pranuara përmes artikullit ‘Azem Syla: Ke afat 48 orë me e përkthy tokën’, të publikuar në ‘Insajderi’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do ta trajtojë këtë rast, duke e autorizuar policinë që t’i grumbullojë provat e nevojshme”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetime për pastrim parash nga OJQ-ja, United Foundation. Prokuroria ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet për të pa parë nëse ka elemente të veprës penale.

Insajderi raportoi të hënën se si ishin paguar 200 mijë euro nga kjo OJQ me seli në Lipjan për një tokë në Pejë të blerë nga Hysni Syla, i afërm i Azem Sylës nga “F”-ja. Toka është bartur në emër të Mustafë Hoxhës, babait të drejtorit të Postës, Sejdi Hoxha.

Drejtori i kësaj organizate joqeveritare, Bedri Berolli nuk ka mundur ta sqaroj se pse paratë janë paguar nga organizata që drejton ai dhe as lidhjet dhe faktin se kjo tokë tashmë është në pronësi të tjetërkujt.

“Ju informoj se pas pranimit të informatave të pranuara përmes artikullit ‘Azem Syla: Ke afat 48 orë me e përkthy tokën’, të publikuar në ‘Insajderi’, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, do ta trajtojë këtë rast, duke e autorizuar policinë që t’i grumbullojë provat e nevojshme”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi.

“Më pas varësisht nga grumbullimi i informatave do të përcaktohet nëse ka fakte për vepër penale ndaj personave përgjegjës dhe rrjedhimisht edhe për fillim të procedurës penale”.

Këto autorizime Prokuroria i ka dhënë tek tash, ani se dëshmitë për këtë transaksion i ka pasur qysh në vitin 2012.

Insajderi ka raportuar në një seri shkrimesh se si ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Azem Syla kishte kërcënuar “F”-në për ta detyruar që t’ia shiste tokën familjarit të tij, Hysni Syla me çmimin që donin ata. I kishte dhënë ultimatum që pesë hektarë tokë të shiteshin brenda 48 orëve për 50 mijë euro, ndryshe do ta shihte se kush ishte Azem Syla.

Por, “F”-ja nuk ishte thyer kësaj radhe, ani se ishte shantazhuar nëpërmjet një vajze.

OJQ-ja që ka paguar tokën, është regjistruar, më 9 dhjetor 2004. Misioni i saj siç është regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike, është “dhënia e ndihmës në të holla dhe në forma të tjera (rroba, ushqim ); ndihma personave të sëmurë, personave me aftësi të kufizuara , të moshuarve të cilët janë duke u lënë pas dore dhe nuk kanë ndihmën dhe kujdesin e personave të tjerë; mbrojtja dhe ndihma e fëmijëve parafillorë e fëmijëve në shkolla, jetimëve dhe luftimi i fenomenit të punës së fëmijëve të mitur nën moshën 16 vjeç” .

I kontaktuar nga Insajderi, Bedri Berolli nuk ka mundur të sqarojë se si është përfshirë organizata e tij në këtë shitblerje.

“OJQ-ja e ka ble për me ndërtu aty diçka”, ka thënë Berolli. Ai nuk ka mundur të sqaroj se nëse është blerë nga OJQ-ja, pse toka është bartur në emër të dhëndrit të Hysni Sylës. Ka thënë se “Dajën e vogël” e njeh dhe e ka shok.

“OJQ-ja e ka ble. Hysni Syla nuk është pjesë e OJQ-së. Nëse ka hy Hysni Syla me ba mirë, ajo osht tjetër send. Ju ka bashkëngjit me ba mirë”, ka thënë Berolli për Insajderin.

“Tyben nuk po e di as unë çka u ba. Nuk e di saktë”.

Berolli ka thënë se paratë për OJQ mblidhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga vëllai i tij për ta ndihmuar Kosovën.

I pyetur se a ka shpërlarë para kjo organizatë joqeveritare që drejton, Berolli ka thënë se me dijeninë e tij jo.

“Valla me mendjen teme jo. Tash se di çka paska ndodh”, ka thënë ai./Insajderi.com/

1-213

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img