Dy burra dhe një grua po ecnin me veturë, kur njëri nga burrat nxori revolen dhe vrau bashkudhëtarin me plumb në kokë. Gruaja në veturë ishte e dashurua e autorit të ngjarjes, e cila nuk kishte ditur asgjë për planet e partnerit të saj.
Pas kryerjes së krimit autori e hodhi kufomën në një mal. Shkak i këtij krimi të kryer nga një shqiptar kundër një shqiptari tjetër ishte një borxh prej 30 mijë euro. Autori kishte shkuar nga Milano në Zyrih për të “rregulluar punën e borxhit”. Pas ekzekutimit ai u kthye në Itali me të dashurën e tij. Siç njofton gazeta “Tages Anzeiger”, autori u arrestua nga policia italiane dhe më 2010 u ekstradua në Zvicër. Që nga atëherë ai gjendet në paraburgim.
Gjatë procedurës hetimore ai kishte heshtur; edhe përpjekja e psikiatrit gjyqësor për të folur me të kishte dështuar. Në një ekspertizë të shkruar nga psikiatri thuhet se ekziston rreziku që aurori të vazhdojë karrierën e tij kriminale.
Pjesa e parë e procesit gjyqësor është zhvilluar në dhjetor 2003, njofton “dialogplus”, kur ishte shqyrtuar çështja nëse i akuzuari është fajtor apo jo. Gjykata e kishte pohuar këtë. Pastaj i akuzuari ishte treguar befas i gatshëm të flasë me psikiatrin gjyqësor. Kështu ishte zgjatur procesi.
Në pjesën e dytë të gjykimit prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarin. Meqë burgim i përjetshëm nuk domethënë qëndrim i përjetshëm në burg, prokurori ka insistuar që pas vuajtjes së dënimit autori të vazhdojë të qëndrojë në burg për shkak të peshës së rëndë të fajit. Sipas prokurorit i akuzuari kishte ekzekutuar një njeri, i cili po e luste për t’ia falur jetën. Dhe ky nuk ishte rasti i parë.
Në vitin 1998 ky shqiptar ia kishte marrë jetën një afrikani në Itali, i cili kishte plaçkitur një prostitutë, e cila ishte nën mbrojtjen e shqiptarit. Ndonëse edhe më tutje në Milano autoritetet italiane nuk kishin arritur ta arrestonin. Ai u dënua në mungesë me 22 vjet burg. Gjykata do të shpallë vendimin e saj më 19 prill.
The post Prokurori zviceran kërkon burg të përjetshëm për shqiptarin që vrau shqiptarin appeared first on Lajminet.