14,07,2025

Prodekani rrëfen momentin e vdekjes së profesorit Heset Cakolli

Must Read

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Prodekani për Cilësi dhe Bashkëpunim në Fakultetin e Inxhinierisë  Mekanike, Shpëtim Lajqi.

“Profesori ka qenë profesor i rregullt. Në moshën 59 vjeçare para se të futet në kabinetin e tij ka rënë në tokë. Është thirrur ekipi i emergjencës, pavarësisht tentimeve profesori humbi jetën”, ka thënë Lajqi.

Ai është shprehur se fakulteti i tij, ka humbur një koleg e profesor të devotshëm. Lajqi u ka shprehur ngushëllime familjes, studentëve e kolegëve të profesorit të ndjerë.

“U shprehim ngushëllime të gjithëve. Kemi humbur një njeri të devotshëm për ne”, ka thënë Lajqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

“Bifurkacioni” njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës, më 14.07.2025, mund të paraqiten probleme me furnizimin me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img