03,05,2024

Problemet e BE-së reflektohen edhe tek Kosova

Must Read

Analistët vlerësojnë se proceset integruese janë stopuar, ndërsa Ministria e Integrimit Evropian e pranon se procesi i liberalizimit po dëmtohet shumë nga refleksionet e brendshme në BE.

Sfida me numrin e madh të refugjatëve dhe frika nga terrorizimi kanë trazuar jo pak Bashkimin Evropian. Ndërsa referendumi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja i ka dridhur themelet e këtij institucioni, i cili llogaritet ekonomia më e madhe në botë.

Euroskepticizmi është në rritje e sipër ndërsa tani janë edhe zyrtarë të rëndësishëm të cilët pranojnë se ky institucion edhe mund të shpërbëhet.

“Po, Bashkimi Evropian mund të dështojë. Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, BE-ja mund të shpërbëhet”, ka thënë së fundmi presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në një intervistë për “Allgemeine Zeitung”. E sipas Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës, pasojat pritet t’i ndiejë edhe Kosova në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, përkatësisht për fazën finale, ku vendimi është politik, shkruan Zëri.

Në anën tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se këto probleme janë shfaqur në një periudhë shumë të keqe për Kosovën pasi që BE-ja aktualisht ka ndaluar procesin e zgjerimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img