28,03,2024

Pro ruajtjes së Kishës Katolike në Ferizaj

Must Read

Kisha Katolike në Ferizaj është pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore dhe sigurisht se me të na lidhin shumë emocione e kujtime të mira të shumtëve,e po ashtu edhe mua. Mjafton të përmendim imzot Nikë Prelën, me të cilin pata nderin të takohem dhe si sot e kujtoj edhe meshën e tij të fundit për Krishtlindje (1995) – e shumë meshtarë të tjerë që kontribuuan jo vetëm për fenë, por mbi të gjitha për Atdhenë. Dhe kur mendohet të rrënohet ky relikt i çmuar, mbetem tejet i befasuar me mendësinë e tillë.

13087353_1104183306291347_2206377809150267339_n

Kohë më parë, opinioni ynë e din mirë, pata ballafaqim publik me bashkësinë Islame të Ferizajt kur donin ta tjetërsonin oborrin e Xhamisë së Madhe të Ferizajt. Dhe me këmbëngulje, ballafaqim edhe me pushtetin e atëhershëm qendror e lokal, e me qëndresën edhe të xhematit të kësaj xhamie, arritëm që ta sprapsim këtë mendësi, duke e lënë Xhaminë të hapur, si një pasuri e qytetit tonë. Bile pata kërkuar që të hiqen edhe rrethojat dhe të lihet oborri i lirë për çdo vizitor.

Sot, ju ofroj edhe komunitetit shqiptaro-katolik të njëjtën mbështetje dhe llogarisni në përkrahjen time të plotë! Ferizaj edhe pse është qytet i ri në moshë, është absurditet të humbim edhe ato pak objekte me vlerë e të vjetra që na kanë mbetur. Dhe kisha katolike në Ferizaj, këtu zë vendin më të merituar!

p.s. Para 7 viteve isha në Strasbourg në Këshillin e Europës me Shkollën Politike të Prishtinës, ku patëm rastin të vizitonim edhe Katedralen “Notre Damme” (Zonja Jonë), e vjetër mbi 900 vite. Çfarë mendoni se do të bënin francezët po t’u thonim se Katedralja duhet të rrënohet se është vjetruar?

Me respekt,
Bashkim Fazliu Migjeni
27 prill 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img