11,09,2025

Prindërit që vendosën të mos ia tregonin gjininë foshnjës së tyre, për një arsye të “çuditshme”

Must Read

Një çift nga Utah e SHBA-ve ka vendosur që të rris fëmijën e tij, pa i treguar se cilës gjini i përket.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, që në momentin kur fëmija i tyre u mirëprit në botë, Kyl dhe Brent Courtney-Myers u përpoqën të siguronin një mjedis të hapur për gjininë për tani, 2-vjeçarin/vjeçaren, Zoomer.

Madje prindërit i kërkuan mjekut të tyre dhe stafit të spitalit që të mos zbulojnë gjininë e Zoomer-it.
Ata gjithashtu u kanë kërkuar të tjerëve të përdorin përemrat neutralë gjinorë (ata/tyre) në vend të “atij” ose “ajo” dhe i kanë shmangur rrobat me frazat gjinore.

Dhe arsyeja pse ata duan që fëmija i tyre të rritet në një mënyrë të tillë, siç thuhet, është që të mos rritet i/e kufizuar nga një kulturë e stereotipeve gjinore tradicionale.

Siç kanë thënë prindërit, fëmija e tyre duhet të jetë në gjendje të aspirojë ato që aspiron një djalë, por edhe një vajzë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img