17,11,2024

Prindërit po vrasin fëmijët e tyre me autizëm duke ju dhënë këtë pije të rrezikshme

Must Read

Një lloj i kurimit që disa prindër po mundohen që t’i kurojnë fëmijët e tyre me autizëm është mjaft i pazakontë.

Kjo pasi ata besojnë se autizmi i fëmijëve shkaktohet nga parazitët që jetojnë brenda trupit të fëmijëve të tyre.

Gjatësia e dorës zbulon këtë detaj të rëndësishëm për shëndetin tuaj
Prandaj, ata i detyrojnë që të konsumojnë disa lloje kimikatesh që në një farë mënyrë t’i largojnë parazitët nga trupi i foshnjave të tyre.

“The Mirror” raporton se janë 6 raste të ndryshme në të cilat policia ka marrë në pyetje prindërit të cilët kanë detyruar fëmijët e tyre të pinë lëndë toksike. Në Angli përafërsisht 1 në 100 fëmijë është diagnostikuar me autizëm.

Ekspertët mendojnë se kjo gjë mund të ketë lidhje me moshën e madhe të prindërve kur vendosin të bëjnë fëmijë. Ekspertët gjithashtu mendojnë se janë larg gjetjes së një kure për këtë sëmundje, por ata thonë gjithashtu se pirja e këtyre kimikateve helmuese nuk ndihmon në asnjë mënyrë.

Por në Mbretërinë e Bashkuar disa prindër po i përdorin këto kimikate potencialisht vdekjeprurëse si një mënyrë për të detoksifikuar trupin.

Në një grup në Facebook prindërit e fëmijëve autikë pretendojnë ta kenë kuruar me sukses autizmin duke përdorur atë që ata e quajnë “Master Mineral Solution”, një përzierje kimikatesh si klorid sodiumi dhe pluhur acidi citrik.

Një përzierje e tillë njihet më shumë me emrin “zbardhues industrial” i cili është shumë i rrezikshëm edhe nëse fëmijët bien në kontakt me të, e jo më ta gëlltisin!

Pavarësisht absurditetit të kësaj praktike, shumë prindër nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është. Një nënë madje thotë se fëmijët duhet të pinë 16 doza në ditë për 6 muaj. Të tjerë raportojnë zbutje të shenjave të autizmit, por ekspertët mendojnë se kjo vjen për shkak të frikës që kanë fëmijët nga rimarrja e trajtimit./pernenat/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img